02/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Përveç emrave, BDl duhet të përmirësojë kushtet e mësimit nëpër shkollat shqipe

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në pyetjen e gazetarit të in7 në lidhje me qëndrim e tyre për ndryshimin e emrave të shkollave në lagjjen e Çairit në Shkup, ka thënë se një verpim i tillë duket qesharak në prag zgjedhjesh pasi BDl-ja ka pasur të gjitha mekanizmat që ndryshimi i emrave të shkollave të bëheshin edhe më herëtm gjë që nuk e ka bërë.

“Qesharake, qesharake është kjo, domethënë BDl që është në pushtet për 18 vite nuk i ndryshoi emrat e shkollave duke i pas të gjitha mundësitë, duke pasur edhe pushtetin lokal edhe pushtetin qendror, pushtetin e pavarur gjyqësor, pra duke i pasur të gjitha instrumentet e pushtetit prap se prap nuk arritën që t’i ndryshojnë emrat e shkollave, e tash para zgjedhjeve i ndryshojnë emrat e shkollave, që unë e përshëndes këtë akt e që është dashur që ta bëjnë më herët, e jo tani, kurse parterni i koalicionit të tyre thotë se janë të paligjshëm.
Taravari gjithashtu ka shtuar se BDl-ja duhet të koncentrohet më tepër në rregullimin e shkollave tjera dhe në përmirësimin e kushteve të cilat, siç tha ai, janë në gjendje të mjerueshme.

“Unë mendoj se është jokorekte që para popullatës të thuhen këto lojëra që bëhen sikur me VMRO-në, e njëjta gjë po përsëritet, mendoj që BDl-ja duhet të koncentrohet edhe në rregullimin e shkollave tjera, le ta përmendin një shkollë ku e kanë rregulluar në MV, më mirë është të vendosin tabela Smart nëpër shkolla, t’i rregullojnë bankat dhe kushtet janë në gjendje të mjerueshme, mendoj se duhet të merren më shumë me infrastrukturën, absulotisht që emrat e shkollave duhej që të ndryshoheshin, por jo një muaj para zgjedhjeve dhe pastaj parterët qeverisës të dalin dhe të thonë se ndryshimi i emrave të shkillave ka qenë i jashtëligjshëm, kjo lë hapësirë të duket qartë se po manipulohe.”, ka thënë Taravari.

Ndërkaq në pyetjen pasuese nga gazetarët se Zaev sot ka dalë para mediave dhe ka thënë se ndryshimi i emrave është i ligjshëm, Taravari ka shtuar se:

“Zaev njihet me atë që brenda ditës i ndryshon qëndrimet e tij, unë nuk arrij dot t’i dëgjoj krejt ndryshimet e qëndrimeve të tij, unë dëgjova qëndrimin e tij se ndryshimi i emrave ka qenë i paligjshëm, sot mund të jetë i ligjshëm, por mundet që në mbrëmje të dalë e të thotë se patjetër të kthehen emrat e shkollave, kështu që ia lë atij të vendosh më tej”, ka thënë Taravari.almakos

Të fundit