01/10/2022
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të rinjtë e ASH-së propozojnë; Do të kujdesemi për zejtarët në Tetovë

Bartësi i listës së këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Adnan Neziri gjatë prezantimit të programit të ASH-së kanë vizituar edhe zejtarët të cilët dalin çdo të ejte për të shitur prodhimet e tyre, shkruan Top24

“Zejtarët në qytetin tonë janë të paktë në numër dhe gradualisht kjo traditë po zhduket ngadalë, ju premtojmë që brenda 100 ditëshit të parë do të propozojmë që kjo kategori të mbështeten me program të veçantë që do ta sjellë këshilli i ri ikomunës dhe zejtarrëve tu krijohen kushte të mirëfillta për ushtrimin e këtij profesioni të shenjtë” tha Abdullah Osmani bartës liste nga ASH, përcjellë Top24.

Nga ana tjetër deputeti Adnan Neziri tha se ai dhe grupi parlamentarë i ASH-së do të kërkojnë nga parlamenti dhe qeveria e maqedonisë së Veriut që nga ligji për zejtarrët të përfitojnë edhe zejtarë të tjerë dhe po ashtu do të japim mundësi për që kjo kulturë të mos humbet në qytetin tonë, Top24

Të fundit