01/10/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ESHR: Shkallë e ulët e zbatimit të masave të Qeverisë në sektorin e turizmit

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka kryer revizionin e suksesit me temën “Efikasiteti i masave dhe politikave të marra për uljen e efekteve të pandemisë në sektorin e turizmit”, i përfshirë në Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2021.

Qëllimi i revizionit të kryer është t’i përgjigjet pyetjes “Masat dhe politikat e ndërmarra nga Qeveria e RMV-së dhe institucionet kompetente, a janë në funksion të zhvillimit të turizmit dhe uljes së efekteve të krizës pandemike në sektorin e turizmit?”

“Revizorët arritën në përfundimin se krijimi i masave dhe politikave duhet të kryhet me planifikim strategjik afatmesëm dhe afatgjatë në nivel shtetëror, me përcaktimin e qëllimeve dhe prioriteteve, si dhe nevojën për analizë të ndikimit të masave me çka do të sigurohet monitorim i efikasitetit të zbatimit të tyre dhe do të jepen drejtime për veprim në të ardhmen. Mosdisponueshmëria e të dhënave në kohë, të konsoliduara dhe të qarta për mbështetjen e dhënë financiare, e bën të pamundur përgatitjen e analizave në kohë dhe efikase të efektit të masave të qeverisë në sektorin e turizmit”, thuhet në kumteësn e ESHR-së dhe shtohet se revizorët konstatuan nivel të ulët të zbatimit të masave në sektorin e turizmit.

Shkalla e ulët e realizimit të masave në fushën e turizmit, thuhet më tej, nuk korrespondon me synimet e përcaktuara për përballimin e krizës pandemike.

“Për sa i përket korrnizës së vendosur ligjore që rregullon sektorin e turizmit, revizioni konstatoi se ka nevojë për ndryshime në rregulloret ligjore për shkak të vështirësive në zbatimin e zgjidhjeve ligjore, gjë që çon në vështërsi edhe realizimin e programeve për zhvillim të turizmit. Me analizën e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2016-2021 dhe të Planit të Veprimit 2019-2021, revizorët konstatuan se nuk është ndjekur realizimi i aktiviteteve të planifikuara dhe është e pakënaqshme shkalla e zbatimit të aktiviteteve nga Plani i Veprimit, gjë që ndikon në planifikimin, krijimin, miratimin dhe zbatimin e politikave dhe masave në fushën e turizmit”, thuhet në kumtesë.

ERSH më tej njofton se në pjesën e realizimit të aktiviteteve programore të institucioneve kompetente për turizmin, është vërejtur reduktim i vazhdueshëm i Buxhetit për periudhën 2018-2021, me përjashtim të vitit 2020.

“Gjithashtu është konstatuar nevoja për përmirësimin e kapaciteteve institucionale, bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal dhe formimin e Komiteti për Turizmin si autoriteti më i lartë përgjegjës për turizmin në vend. Me ndërprerjen e punës së Trupit Koordinues për Turizmin, nuk ka koordinim të plotë ndërmjet institucioneve dhe bartësve të sektorit të turizmit, ndërsa veprimi individual sjell uljen e ndikimit të sektorit në krijimin e politikave intervente për përballjen me krizën Kovid-19, llojin e masave, dhënien në kohë dhe realizimin e shpejtë të tyre.

Në lidhje me krijimin e masave ekonomike për përballimin e pandemisë, është konstatuar mungesë dokumentacioni për analizë dhe vlerësim të mëparshëm gjatë krijimit të masave, i cili bazohet në fushëveprimin e planifikuar dhe fondet e nevojshme për secilën masë ekonomike, kushtet dhe kriteret për dhënien e tyre, si dhe analiza për ndikimin e masave dhe përcaktimin e qëllimit që duhet të arrihet në afat të shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Kjo situatë e bën të vështirë monitorimin e suksesit të zbatimit të masave, si dhe mungesën e udhëzimeve të ardhshme për veprim”, konstatohet në raportin e ESHR-së.

Qeveria e RMV-së, thuhet më tej, nuk ka sistem të vendosur për ndjekjen e secilës masë në veçanti dhe nuk është krijuar dhe publikuar bazë qendrore e të dhënave e cila në nivel ditorë ose mujorë do të publikojë informacione për shkallën e realizimit të secilës masë në veçanti me të dhënat për mjetet e planifikuara, numrin e subjekteve afariste dhe qytetarët për të cilët janë dedikuar këto masa, burimin e mjeteve, shkallën e shfrytëzimit dhe mospërdorimit të tyre, si dhe arsyetimet për mos realizueshmërinë e masave.

“Sa i përket kontrollit mbi realizimin e kushteve për mbështetjen financiare të dhënë agjensioneve turistike nga pakoja e gjashtë e masave, me revizionin u konstatua se nuk është e përcaktuar mënyra e kontrollit për realizimin e kushteve, si dhe nuk është përcaktuar institucion kompetenet për kryerjen e kontrollin dhe masat që do të merren në rast të mospërmbushjes së kritereve dhe të mosrimbursimit të mjeteve. Me revizionin e kryer është marrë siguri e arsyeshme se Qeveria e RMV-së përmes masave të miratuara anti-kriz për të mbështetur sektorin e ekonomisë/turizmit, të cilat janë të fokusuara tek qytetarët, vendet e tyre të punës, siguria sociale, solidariteti dhe krijimi i ambientit për tejkalim më të lehtë të pasojave ekonomike nga virusi korona, si dhe aktivitetet programore të institucioneve kompetente për turizmin ndikuan pjesërisht në përballimin efektiv të pasojave të pandemisë dhe uljen e efekteve të krizës në sektorin e turizmit”, thuhet në raportin e ESHR-së, të publikuar sot.

Të fundit