24/06/2024
18.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tejkalimi i shpejtësisë, për një ditë shqiptohen 64 dënime

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje nga ora 08:00 deri në 20:00 kanë kryer aksion kontrollues të shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet në rrugët e rajonit më të gjerë të Pollogut, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 64 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilat 1 për më shumë se 70 kilometra në orë, 14 deri në 70 km në orë e kështu me radhë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 39 shkelje të shpejtësisë në vendbanime, nga të cilat 1 deri në 50 kilometra në orë. Për shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe janë sanksionuar 6 kundërvajtje të tjera në trafik.  Ndërsa dje nga ora 20:00 deri në orën 24:00 në zonën e gjerë të Tetovës është kryer edhe kontrolli i shpejtësisë, në të cilin është përdorur i ashtuquajturi “radar i natës”, gjatë të cilit janë konstatuar dhe sanksionuar 19 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë zonës së banuar. Janë sanksionuar edhe 9  shkelje në zonë të banuar dhe 2 kundërvajtje të tjera.Me gjoba prej 30 deri në 400 euro në denarë do të gjobiten për vozitësit që e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe të cilëve u ështëpërgaditur urdhërpagesa për kundërvajtje, varësisht se sa ka qenë shpejtësia e matur

Të fundit