27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tentim për t’ia marrë kompetencat e çerdheve, Kasami nuk lejon, thotë që mbesin te Ministra për Politikë Sociale

Bilall Kasami nga VLEN njoftoi se propozimi për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive sot u tërhoq dhe u rikthye për shkak të disa ndryshimeve. Kasami tha se në ndryshimet është edhe pjesa e kompetencave mbi çerdhet, që sipas tij, do të jenë kompetencë e Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, resor ky që pritet ta udhëheqë kuadër i Lëvizjes Besa.

“Në bisedimet e fundit mes partnerëve të koalicionit jemi marrë vesh që të ketë një riorganizim më ndryshe të qeverisë dhe administratës, më konkretisht si koalicion VLEN me koalicionin e VMRO-së jemi dakorduar që çerdhet të vazhdojnë të mbeten në kuadër të Ministrisë për Politikë Sociale, tani me emrin e ri që do të jetë plus edhe Demografia dhe Rinia, sipas informatave që kam, ka edhe disa ndryshime të tjera”, tha Kasami.

Ndryshe, Fatmir Limani nga Lëvizja Besa pritet të drejtojë ministrinë në fjalë.

Të fundit