Ekspertët vlerësojnë se tërmeti i fortë që goditi prefekturën Ishikawa të Japonisë të hënën e zhvendosi tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.
Administrata e Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) analizoi të dhënat GPS pas tërmetit 7.6 ballë dhe lëvizja më e madhe u regjistrua në qytetin Wajima, rreth 1.3 metra në perëndim.
Lëvizja e tokës në drejtim të perëndimit me rreth 1 metër është regjistruar në qytetin Anamizu, dhe rreth 80 centimetra në qytetin e Suzu, raporton transmetuesi publik japonez NHK.
Disa tërmete të fuqishme, më i forti prej të cilëve ishte 7.6 i shkallës Rihter, goditën të hënën prefekturën Ishikawa të Japonisë në brigjet e Detit të Japonisë.