11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetë punonjës mjekësorë dhe dy pacientë nga Instituti për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim të sëmurë nga virusi korona

Tetë punonjës mjekësorë dhe dy pacientë nga Instituti për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup janë pozitivë në virusin korona. Në Institut janë testuar 46 të punësuar dhe gjashtë pacientë. Mostrat janë marrë më 26, 27 dhe 28 mars. Gjatë ditës së sotme janë testuar 16 pacientë të cilët për momentin ende janë të hospitalizuar në Ent.

Këtë sot pasdite në konferencë për media e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se duke i pasur parasysh rezultatet dhe vëllimin e specifikës së punës Instituti nuk do të punojë përudhën e ardhshme dhe të gjithë pacientët të cilëve do t’iu nevojitet formë e tillë e terapisë do të dërgohen në SPQ “8 Shtatori”, ku ka repart për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në formë të trajtimit ambulant ose hospitalizim.

Ai theksoi se sot janë konfirmuar 26 raste të reja me virusin korona, prej të cilëve një në Dibër, 19 në Shkup, tre në Kumanovë,një në Prilep, një në Tetovë dhe një në Kriva Pallankë, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 285 persona. Për fat të keq, sot ka edhe një rast të vdekjes, ai është pacienti 79-vjeçar nga Dibra, i diagnostikuar më 23 mars, i hospitalizuar më 25 mars dhe i cili kishte komorbiditet. Deri më tani raste të konfirmuara ka në Dibër, Shkup, Shtip, Gostivar, Ohër, Kavadar, Kumanovë, Prilep, Veles, Tetovë, Strugë, Manastir, Strumicë, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë.

“Lajmi i mirë sot është se nga Klinika për Sëmundje Infektive janë lëshuar nëntë pacientë (tetë nga Dibra dhe një nga Shkupi) të cilët në dy testet kontrolluese nga KOVID-19 kanë pasur rezultate negative. Pacientët të cilët kanë pasqyrë më të lehtë klinike tashmë po shërohen dhe në ditët në vijim presim shërimin e plotë edhe të pacientëve të tjerë të cilët sipas sistemit të njëjtë të testimit të dyfishtë sipas rezultateve do të dërgohen për mjekim në shtëpi”, tha Fillipçe.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive, potencoi ministri, janë pranuar tetë pacientë të rinj dhe tani ka gjithsej 47 të hospitalizuar prej të cilëve tre janë vendosur në ventilim mekanik të moshës prej 50, 63 dhe 67 viteve, ndërsa në mbështetje oksigjeni janë nëntë pacientë të tjerë, ndërsa gjendja është stabile e pacientëve në të gjitha qytetet tjera.

Sa i përket ndodhive në 24 orët e kaluara dhe gjatë fundjavës, Filipçe tha se ka një paciente të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë e cila ishte sjellë për shkak të vështirësive në frymëmarrje, ka pasur sëmundje kronike në frymëmarrje, është bërë përpjekje për reanimacion, për fat të keq ka ndërruar jetë. Por, siç theksoi ministri, ajo nuk është diagnostikuar me virus korona, por duke pasur parasysh ngjashmërinë e pasqyrës klinike të kësaj sëmundje, pak pas vdekjes i është marrë strisho dhe kur rezultatet do të jenë gati do ta njoftojnë opinionin.

Filipçe e përsëriti konceptin e mjekëve amë të cilët, siç tha,i kanë marrë të dhënat për pacientët e tyre të shëruar të cilët kanë qenë të sëmurë me koronavirus, gjegjësisht gjenden në mjekim shtëpiak. Ministri theksoi se mjeku amë ka për obligim që ta kontaktojë pacientin dy herë në ditë dhe ta njoftojë në mënyrë elektronike sistemin TerminiIm, i cili raportin elektronik e dërgon në Ministri dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Ai informoi edhe se prej sot punon edhe një pikë testimi në Poliklinikën Çair, ndërsa prej të mërkurës edhe pika e testimit në Poliklinikën Idadia, ndërsa në ditët në vijim në të gjitha qytetet tjera përveç se në pikat e testimit për marrjen e strishove në qendrat për shëndet publik sipas madhësisë së qytetit do të ketë edhe një ose dy pika testimi në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, ku punonjës shëndetësorë do t’i marrin materialet dhe do t’i dërgojnë për testim në laboratorin e Institutit për Shëndet Publik.

Ai tha se prej sot organizohet puna në Klinikën për Sëmundje të Lëkurës dhe në ditët e ardhshme do ta kumtojnë mënyrën e punës sipas terminëve të cilat do të lirohen përmes TerminiIm.

Filipçe në konferencën për media të gjithë qytetarëve ua uroi anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO me dëshirën dhe bindjen de kjo betejë do të përfundojë sa më shpejtë. fc/

Të fundit