03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovarja magjistron me notën maksimale në Universitetin e mirënjohur italian në Romë,Të priftë e mbara Shqipja ime”, ka shkruar Isen Asani.

Tetovarja Shqipe Asani është një nga studentet e suksesshme shqiptare që po tregon rezultate të shkëlqyera në universitetet botërore.

Ajo sot mori titullin e magjistres së Inxhinierisë në drejtimin e elektroteknikës me notën më të lartë 110/110 në Universitetin e mirënjohur italian të Sapienzës në Romë, në degën e Inxhinierisë Civile dhe Industriale. Lajmin e ka komunikuar babai i saj Isen Asani.

“Sot në ditë me diell, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandorisë, në Romë, në Universitetin e Sapienzes, Fakulteti i Inxhinerisë Civile dhe Industriale vajza ime Shqipja, mori gradën Magjistre e Inxhinerisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110. Falenderoj poashtu edhe Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Prof.Dr. Vesel Memedi që na nderoi me pjesmarrjen e tijë. Të priftë e mbara Shqipja ime”, ka shkruar Isen Asani.

Të fundit