28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)Ndeshje kontrolluese, Shkëndija shënon fitore kundër Skopjes

Kuqezinjtë kaluan me sukses testin e parë me Skopjen, derisa nga e shtuna ekipi do të qëndrojë në Antalia për fazën kryesore të përgatitjeve. Kësisoji, ekipi i Shkëndijës ka lënë prapa ndeshjen e parë kontrolluese në përgatitjet dimërore. Kuqezinjtë performuan në nivel të kënaqshëm përballë anëtarit të Ligës së Dytë, Skopjes duke e mundur me rezultat 6 me zero në një duel ku trajneri Jeton Beqiri menaxhoi tu jepte shans gjithë futbollistëve, me theks të veçantë të rinjëve nga shkolla e futbollit, talentë që po trokasin seriozisht në derën e ekipit të parë. Me formacione të kombinuara në dy pjesët, rëndësi kishte lojtarët të merrnin ngarkesat e parapara secili lojtar të luante rreth 30 minuta, pa rrezikuar ndonjë lëndim të padëshiruar. Shkëndija dominoi dhe luajti sipas planit, lojtarët lëvizën në lartësinë e kërkesave të stafit teknik dhe në fund mund të thuhet se me sukses mbyllën një kapitull sa i përket fazës përgatitore të zhvilluar në Tetovë, pasi nga e shtuna vazhdojmë punën në Antalia të Turqisë me fazën e dytë të përgatitjeve. Golashënues ishin Mexhiti , Aganspahiç dhe 32 , Islami 41, Krasniqi 47 dhe Ademi 58. TV KOHA

 

Të fundit