25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, përfundon në polici pronari i deponisë që shau dhe kërcënoi punonjësit e mediave

Kërcënuesi i gazetarëve ka përfunduar në polici. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është ngritur kallëzim ndaj një 38-vjeçarit i cili një ditë më parë ka kërcënuar, dhe penguar gazetarët në punën e tyre gjatë raportimit djegien e deponisë në rajonin e Tetovës. Ministria e Brendshme e ka thirrur në bisedë kërcënuesin. “Sot është zhvilluar bisedë zyrtare me A.S. 38 vjeçar nga Çegrani i Gostivarit, pronar i deponisë, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim sipas Nenit 13 të Ligjit për Kundërvajtje. Përkatësisht një ditë më parë rreth orës 12:30 në zonën “Dimnovicë”, rajoni i Stençës, Tetovë, A.S. është sjellë në mënyrë agresive, i ka penguar në punën e tyre dhe ka kërcënuar gazetarët të cilët kryenin detyra profesionale”, theksojnë nga MPB.

Të fundit