17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zënka me Kurtin, Kovaçevski nuk mohon Vuçiqin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi deklaratën e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq të bërë pas një takimi jozyrtar të liderëve nga rajoni të hënën në Athinë. Vuçiq tha se në darkë shumë u habitën nga toni i mprehtë që Kovaçevski përdori ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Presidenti serb vlerësoi se përplasja Kovaçevski-Kurti shënoi darkën. Por Kovaçevski nuk u përgjigj konkretisht se çfarë ka ndodhur. Supozohet se shkak për përplasjen për të cilën flet Vuçiqi është vizita e Kurtit në Çair dhe Tetovë.

“Dinamika e deklaratave individuale dhe akteve individuale nuk mund të diktojë diskursin kryesor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit në BE. Kjo u konfirmua nga biseda ime me Presidentin e Serbisë, veçanërisht deklarata e tij, por në ditët e kaluara mund të dëshmonit edhe një deklaratë të Kryeministrit të Kosovës, i cili tha se ai e vlerëson dhe respekton jashtëzakonisht Maqedoninë e Veriut,” deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër. /alsat.mk

Të fundit