25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë – Zjarri mbrëm që kaploi ndërtesën me 30 familje, fatmirsisht ska asnjë viktimë

Zjarr dhe tym në një ndërtesë në mes të Tetovës ku banojnë rreth 30 familje.
Atmosferë…
Dhjetëra banorë dolën me nxitim, kur morrën vesh se ka rënë zjarr në koridoret e ndërtesës ku ata banojnë. Tymi që dilte nga kabllot që digjeshin, ishte mjaftë i rëndë, andaj së paku 5 persona u dëguan në spital me anë të ndihmës së shpejtë, e të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, intervenimi në kohë i zjarrëfikëse bëri që zjarri të mos përhapet.
Grafikë: SPB Tetovë
“Dje në ora 20:20 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në panelin e dyshemesë nga instalimi elektrik në një objekt banesor në rrugën “Ilindenska” – Blloku 87 në Tetovë. Me ndërhyrjen e njësitit zjarrfikës territorial të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa për shkak të thithjes së tymit, në Spitalin klinik të Tetovës, disa banorëve iu është dhënë ndihma mjekësore. Është bërë kontroll nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
Sipas informatave jozyrtare, problem del të jetë tek mbingarkimi i rrjetit të energjisë elektrike. Në terren u pa edhe ekipi i EVN-së, të cilët erdhën për të ndalur furnizimin e energjisë elektrike deri në shuarjen e flakëve. Nga EVN thonë se problemi ka ndodhur në instalimin e brendshëm të energjisë elektike, e jo në pjesën e rrjetit të EVN-së.
Grafikë: EVN
“Zjarri në ndërtesën në bllokun 87 në Tetovë ka ndodhur në instalimin e brendshëm e jo në pjesën e rrjetit të EVN-së. EVN ju qëndron në dispozicion të gjithë institucioneve shtetërore përkatëse në lidhje me të gjitha informacionet e nevojshme”, thonë nga EVN.
E gjithë lagja ku ndodhi zjarri ka qëndruar pa energji elektrike gjysmë ore, për shkak të intervenimit të ekipeve elektrodistribuimit./Tv Koha/

Të fundit