16/07/2024
25.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transparency International – Maqedoni: Vitin e kaluar janë realizuar vetëm 10% e aktiviteteve të parapara për luftën kundër korrupsionit

Vetëm dhjetë përqind e aktiviteteve të parapara në Strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit, janë zbatuar në vitin 2022, thuhet në barometrin e korrupsionit për prillin 2023, që e ka realizuar “Transparency International – Maqedoni”, në kuadër të projektit “Bistro-Matno”.

Në raport përmendet se arsye për këtë realizim të ulët të aktiviteteve, sipas kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, është përkushtimi i dobët i institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vitin e kaluar janë kryer vetëm dhjetë për qind e aktiviteteve të parapara në Strategjinë katërvjeçare për luftën kundër korrupsionit. Shkak për këtë zbatim të ulët të strategjisë kombëtare, sipas kryetares së parë të KSHPK-së, Biljana Ivanovska, është përkushtimi i dobët i institucioneve, ndërrimet e shpeshta të ministrave, administrata partiake”, thuhet në raportin e “Transparency International”.

Në pjesën e ngjarjeve “të turbullta” në prill të këtij viti, përmendet vepra e Sasho Mijallkovit në rastin “Titanik 2” e cila është vjetëruar, ndërsa sipas TI arsye është joefikasiteti i gjyqësorit.

Nga TI potencojnë edhe Raportin revizor të MEPSO-s për vitin 2021, i cili, siç thonë, është me parregullsi të mëdha.

Është përmendur edhe shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, si dhe reagimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë ndaj qëndrimit të prokurores Lençe Ristovska.

Në rubrikën e ngjarjeve “të qarta” për muajin prill të këtij viti, përmendet deklarata e prokurores Lençe Ristoska për Këshillin e Prokurorëve Publikë, si dhe kallëzimi penal kundër një punonjëseje të Kadastrës e cila ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të fundit