20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transporti Publik, premtim i parealizuar I Bilall Kasamit

Deri në fund të muajit Maj transporti publik do të jetë funksional sërish.kështu kishte premtuar më 8 prill, kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, në një paraqitje para mediave lidhur me mos funksionimin e transportit publik në Tetovë.Kur kanë ngelur edhe 5 ditë deri në fund të këtij muaji, ende nuk ka informacion nga komuna e Tetovës se a do të ketë transport të udhëtarëve në Tetovë sërish.Nga ana tjetër, autobusët qëndrojnë të parkuar në hapësirat e njësisë së zjarrfikësve në Tetovë muaj me rradhë. Transporti publik ishte një nga premtimet dhe zotimet e kryetarit aktual të Tetovës Bilall Kasami, shkruan Tv koha.

Madje edhe më 17 janar Bilall Kasami kishte dhënë një premtim pikërisht në Televizionin Koha për transportin publik.

Edhe pse para 14 muajve ishin blerë pesë autobus për të transportuar udhëtarë në qytetin e Tetovës, megjithatë, pas një funksionimi disa mujor, administrata e re e komunës së Tetovës në krye me Bilall Kasamin ndërpreu funksionimin e tij.Kjo për arsye se ndërmarrja publike Tetova Transport punonte me humbje dhe se ishin konstatuar parregullësi.. Nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tranpsport janë ankuar se për shkak të rritjes enorme të çmimeve të derivateve të naftës do të ketë humbje të mëdha kjo ndërmarrje, njofton Tv Koha.

Ata kanë nënvizuar se nuk kanë parashikuar rritje të çmimeve të biletës për transport të udhëtarëve në Tetovë.Qytetarët nga ana tjetër kërkojnë që sa më shpejtë të vihet në funksion transporti publik në Tetovë, me qëllim që të ulet ndotja por edhe të ulin shpenzimet në këtë kohë kur ka rritje të çmimeve edhe të derivateve të naftës. Por siç duket fillimi i transportit publik të qytetit të Tetovës po vonohet shumë.Sipas administratës së re të komunës së Tetovës, ish pushteti lokal në Tetovë, ka harxhuar në mënyrë të pakontrolluar, puntorët respektivisht vozitësit e autobusëve kanë marrë rroga nga komuna dhe nuk kanë patur sigurim. Autobusët tani po qëndrojnë në parking, ndërsa blerja e tyre komunës i ka kushtuar 1.2 milion euro, respektivisht taksa të qytetarëve. Autobusët në Tetovë nisën qarkullimin në muajin shtator të vitit të kaluar. Tv Koha

Të fundit