19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre infermiere nga Klinika Gjinekologjike pozitive me Covid-19

Tre infermiere nga Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri kanë rezultuar pozitivë me korona virus. Ata u infektuan përmes kontakteve familjare, duke përfshirë një mjek dhe drejtoreshën e Klinikës Viktorija Jovanovska të cilët janë në vetëizolim për shkak të anëtarëve të sëmurë në familjet e tyre.

Këtë për MIA e ka konfirmuar drejtoresha Jovanovska, e cila tha se tre infermieret u infektuan përmes kontakteve nga jashtë, përkatësisht kontaktit familjarë dhe jo në Klinikë.

“Ne të dy mjekët jemi në vetëizolim, jemi në izolim sepse ne kemi më shumë se tre pacientë në familje. Ne u testuam, unë dhe mjeku rezultuam negativ. Nena ime, motra ime dhe nipi janë pozitivë dhe dy nipër të motrës sime janë pozitivë. Unë nuk kam pasur kontakt me infermieret. Edhe familjarët e mjekut janë pozitivë. Për këtë arsye ne jemi në vetëizolim”, deklaroi drejtoresha Viktorija Jovanovska.

Jovanovska shtoi se në Klinikë të gjithë i respektojnë masat dhe protokollet për veshjen e pajisjeve mbrojtëse.

“Gjatë këtyre 7 muajve askush nuk u infektua në Klinikë. Nuk ka rrezik për infektim të pacientëve dhe stafit. Nga e hëna do të testohemi përsëri. Nëse jemi negativ do të shkojmë në punë”, u shpreh Jovanovska./TV21

Të fundit