Në orën 8 të mëngjesit të sotëm, tre persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit Gare de Lyon në Paris, tha policia franceze. Asnjë nga personat nuk ka pësuar lëndime serioze, raporton Sky News.
Një i dyshuar është arrestuar dhe ende nuk dihet motivi, por kreu i policisë së Parisit tha se motivi i sulmit nuk duket të jetë terrorist.
Sulmuesi kishte me vete një thikë dhe një çekiç. Sipas informacioneve të mbledhura nga televizioni francez dhe gazeta Le Monde, sulmuesi është një 32-vjeçar nga Mali dhe kishte patentë shoferi italian.
Një pjesë e stacionit të trenit Gare de Lyon, i cili konsiderohet si një nga stacionet më të ngarkuara të trenit në Paris, është përkohësisht jashtë funksionit ndërkohë që po kryhen hetimet.