Së paku tre persona, përfshirë dy britanikë, kanë vdekur në një aksident me barkë në qytetin italian të Venecias.
Mediet lokale raportuan se një barkë e shpejtë e ka goditur një pendë artificiale të martën në mbrëmje gjatë një gare, e cila kishte nisur në ujërat e Monte Carlo-s në Francë.
Aksidenti ndodhi afër pikës së fundit të garës në Lido di Venezia. Barka e ka goditur pendën dhe ka rënë prapë në ujë e rrotulluar.
Një person tjetër është duke u trajtuar në spital për shkak se ka pësuar lëndime, ndërsa nuk janë dhënë hollësi për personat e tjerë.
Në mesin e viktimave është edhe Fabio Buzzi, 76 vjeç, garues kamion në këto gara, i cili ishte duke bërë përpjekje ta shënonte një rekord të ri.
Organizatorët e garës thanë se barka ishte duke lëvizur me shpejtësi prej rreth 150 kilometrash në orë kur e ka goditur pendën.
Buzzi e kishte fituar dhjetë herë këtë garë në kampionatin botëror prej fillimit të karrierës para dyzet vjetësh.
Në vitin 1978, ai e kishte shënuar rekordin botëror për shpejtësinë më të madhe të një barke me naftë. Ky rekord ishte 191.58 kilometra në orë, shkruan “BBC”,