23/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trençevska: Nuk mundet personat që kanë punuar 45 vjet të marrin të njëjtin pension me ata që kanë punuar 15 vjet

 Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në edicionin veror të “Click Plus” në TV21, foli për rritjen lineare të pensioneve, sipas kërkesave të pensionistëve të cilët ditët e kaluara protestuan në të gjithë vendin.

“Kemi pasur takime konstruktive me pensionistët në periudhën e kaluar. Sipas tyre standardi i jetesës dhe shuma e pensioneve janë sa për të mbijetuar. Edhe unë jam dakord që pensionet më të ulëta janë të vogla. Megjithatë, shuma e pensioneve varet nga sa kemi kontribuar në sistemin e pensioneve gjatë jetës sonë të punës dhe nga kohëzgjatja e përvojës së punës. Nuk mund të barazojmë njerëzit që kanë punuar për 45 vjet dhe njerëzit që kanë punuar për 15 vjet. Nuk mund të barazojmë njerëzit që kanë punuar në punë komplekse sepse ata kanë paga më të larta dhe njerëzit që kanë pagë minimale, sepse paga formohet sipas kompleksitetit të punës. Dhe ajo që investojmë në fondin pensional gjatë gjithë jetës sonë të punës, na kthehet me pensionet tona”, tha Trençevska.

Të fundit