02/03/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tryezë e rrumbullakët “Parandaloni, përgjigjuni, mbroni: Si të forcohet lufta kundër dhunës në familje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Me rastin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Misioni i OSBE-së në Shkup sot organizon tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërive civile të cilat punojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore.

Siç është paralajmëruar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në tryezën e rrumbullakët do të bisedohet për mënyrat për forcimin e  përgjigjes multisektoriale që nevojitet që të dorcohet lufta kundër dhunës me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut. Në këtë drejtim, thuhet në paralajmërimin, është me rëndësi të jashtëzakonshme që institucionet dhe shoqëria civile të punojnë së bashku me një qasje të orientuar ndaj viktimës.

Në tryezën e rrumbullakët janë paralajmëruar fjalimet e Zonjës së Parë Elizabeta Gjorgievska, shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Kilian Val, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadores së Suedisë, Ami Larson Jain.

Të fundit