13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Babai i 14 vjeçares së vrarë përfundoi në burgun e “Shutkës”

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë Vanja, mbrëmë ka përfunduar në paraburgim në burgun e “Shutkës” në Shuto Orizarë.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, e cila më vonë mund të zgjatet pas nisjes së hetimeve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe prokurori publik i Shkupit, Gavril Bubevski theksuan dje se në rrëmbimin e vajzës ka qenë i përfshirë babai, pasi i ka njoftuar rrëmbyesit se ajo do të shkojë vetëm në shkollë dhe se kur ajo do të largohej nga shtëpia.

Tre të dyshuar përfunduan në paraburgim, kurse vrasësi i vajzës dhe i plakut nga Velesi, Ljupço Palevski-Palço është në arrati.

Të fundit