09/09/2024
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turp të kesh Maqedoni – në protestën për kthimin e dënimit me vdekje, vetëm 5 njerëz

NISMA ONLINE PËR KTHIMIN E DËNIMIT ME VDEKJE

Maqedoni, turp të kesh! Në protestën për vendosjen e dënimit me vdekje, që ishte paralajmëruar për sot në orën 10.00, për momentin ka vetëm 5 njerëz!!!

Kështu, sic njofton KlanM, ka shkruar në Facebook aktivistja Nermina Koçan, lidhur me protestën e paralajmëruar nëpër rrjetet sociale në mbështetje të së ëmës së 14-vjeçares së vrarë, Vanja Gjorçevska dhe vendosjes së dënimit me vdekje.

“Në protestën që ishte paralajmëruar si thirrje publike për vendosjen e dënimit me vdekje, për shprehjen e respektit ndaj familjes, nënës së Vanjës, për shkak se është e qartë se nuk ka pasur familje, me siguri vetëm njërin prind, momentalisht jemi tre njerëz. Maqedoni turp të kesh, Shkup turp të kesh. Nuk është në rregull të mos jetë askush tani kur duhet dikujt t`i jepet mbështetje”, thotë aktivistja Nermina Koçan.

Të revoltuar për shkak të vrasjes së 14-vjecares Vanja Gjorçevska, sic njofton KlanM, nëpër rrjetet sociale është inicuar nisma për kthimin e dënimit me vdekje për autorët e vrasjes.

Të fundit