05/03/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turqi/ Stuhia e fortë ndan në dysh anijen në port

Turqia është prekur nga stuhi të mëdha dhe përmbytje, duke çuar në vdekjen e 9 personave, përfshirë një marinar që vdiq kur një anije mallrash u fundos në Detin e Zi.

Njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë ende të zhdukur. Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë nga moti i keq. Por ndërsa situata u qetësua, shpëtimtarët gjetën trupin e një marinari.

Të paktën tre persona humbën jetën nga stuhitë në qytetin Eregli, ndërsa pesë persona humbën jetën në provincat juglindore të Dijarbakirit dhe Batmanit pasi u përfshinë nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur, tha ministri i Brendshëm Ali Erlikaya. Mes viktimave ishte një gjyshe dhe tre nipërit e saj. Rreth 50 persona u lënduan.

Një tjetër anije mallrash, Pallada me flamurin e Kamerunit, u nda në  dysh si pasojë e stuhive të forta.

Të 13 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Të fundit