BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk është e infektuar me koronavirus. Rezultati i analizës ka dalë sot dhe testi i Merkel ka dalë negativ, raporton tabloidi gjerman Bild.
Merkel u vetëkarantinua një ditë më parë pasi mjeku i saj doli pozitiv me virusin vdekjeprurës. Merkel ishte vaksinuar nga mjeku ditën e premte, ndërsa një ditë më pas ai iu nënshtrua testimeve për COVID-19 dhe rezultoi bartës i virusit.
Gjë e cila alarmoi ekzekutivin gjerman, ndërsa kancelarja u vetëizolua për 14 ditë. Por megjithatë, analizat e sotme treguan se shëndeti i Angela Merkel nuk është në rrezik.