23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon mbledhja e Këshillit mbikëqyrës të M-NAV për ndryshim të kryesisë

 Këshilli mbikëqyrëss në ofruesin nacional për shërbime ajrore M-NAV sot duhet ta vazhdojë mbledhjen që e filloi dje, ndërsa në të cilën duhet të sillen vendime për ndryshime të kryesisë.

Mbledhja mbahet pas udhëzimeve që këshilli mbikëqyrës i mori nga Qeveria më 9 janar, ndërkaq pas hyrjes në institucion në fillim të këtij muaji – për t’i shkarkuar kryetarin e Këshillit drejtues, Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre t’i emërojë Hekuran Asanin dhe Millan Koraq.

Siç paralajmëruan dje nga M-NAV, mbledhja e Këshillit mbikëqyrës do të gjithnjë deri në plotësimin e të gjithë dokumentacionit, licencave, lejeve etj., si dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët e propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit drejtues.

Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit nga mbledhja dhe dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin qendror, nga ku merret vendimi. Përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Kryetar i Këshillit mbikëqyrës në M-NAV është Kristian Mihajllovski, ndërsa anëtarë Edmond Kaliqi dhe Dimitar Xhekov.

Kandidati për drejtor të ri ekzekutiv, Hekuran Asani është i punësuar në SHA “M-NAV” – Shkup nga viti 2005, ndërsa nga viti 2007 kryen detyrën e kontrollit të fluturimeve. Në vitin 2010 kanë marrë licencën e kontrollit ekzekutiv, ndërsa nga viti 2021 është edhe instruktor për sferën e kontrollit të fluturimeve (OJTI). Asani si i punësuar në M-NAV dhe prej kohësh kontrollor i trafikut ajror, njëherësh ushtron edhe funksionin e mbikëqyrësit të kontrolleve të fluturimit.

Milan Koraq në pozitën e drejtorit ekzekutiv në M-NAV vjen nga pozita e udhëheqës-instruktorit për elektro-energjetikë në “M-NAV”. Koraq para pozitës në M-NAV, 14 vjet ishte i punësuar në Agjencinë e Aviacionit Civil në pozitën udhëheqës-instruktori për elektro- energjetikë në sektorin e teknologjisë së aviacionit. Ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në fushën e aviacionit.

Për incidentin e 4 janarit në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetimore ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale si bashkëpjesëmarrës – Rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Prej tyre, katër u arrestuan menjëherë, ndërsa më 12 janar edhe një tjetër nga katër të cilët ishin në kërkim. Të arrestuarve u është caktuar arrest shtëpiak. Me propozim të Qeverisë, Inspektorati i Punës tashmë ka bërë një inspektim të jashtëzakonshëm në punën e “M-NAV” dhe sindikatave dhe duhet të përgatisë proceverbal. Rekomandim nga qeveria mori edhe Agjencia e Aviacionit Civil, të vazhdojë me aktivitetet e filluara si rezultat i inspektimit të jashtëzakonshëm për të përcaktuar kushtet rreth sigurisë së trafikut ajror, ndërsa kontrolle ka kryer edhe nga Drejtoria e Policisë financiare.

Pas vendimit të qeverisë për ndryshime në udhëheqësinë e M-NAV, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror e cila në periudhën e kaluar ka reaguar për punën e udhëheqësisë aktuale të M-NAV dhe realizimin e konkurseve për punësim ka ndërprerë vendimin për grevë të përgjithshme.

Të fundit