Ka vdekur sot profesori dhe artisti kombëtar Shyqri Nimani.
Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore:
E premte, 23 qershor
14:00-15:00h
Homazh në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë).
15:00-16:00h
Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (amfiteatri i TKK).
17:00h
Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arbëri).
E pamja:
24, 25, 26 qershor
(e premte – dielë)
Rruga Major Mehmet Bushi, Vila 15/1, (Shtëpia e familjes, Bregu i Diellit) Prishtinë
nga 11:00-18:00h.
Familja Nimani”.
U lind në Shkodër më 6 maj 1941 në një familje me prejardhje nga Gjakova të shpërngulur para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, i biri i Ramiz Shyqri Nimanit dhe Hatmane Batushës; i ati kishte qenë oficer i Mbretërisë Shqiptare. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10. Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi. Profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979 – 1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991 – 1994. Merrej me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja. / KultPlus.com Foto në ballinë: Atdhe Mulla