13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vellkovski: Vetëm në çerdhen Rinia në Tetovë në listën e pritjes janë mbi 270 fëmijë duhet zgjidhur urgjentisht

“Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në çerdhe, ndërsa numri i fëmijëve në territorin e Republikës së Maqedonisë është mbi 5000”.

Kështu deklaroi sot ministri teknik për Punë dhe Politikë Sociale, Gjoko Velkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Rinia” në Tetovë.

“Këtu në Tetovë më duhet të them se vetëm në çerdhen Rinia të dhënat janë se në listën e pritjes janë mbi 270 fëmijë. Duhet ta tejkalojmë këtë problem me ato objekte që janë duke u përgatitur në Komunën e Tetovës, që të mos ketë më fëmijë në listat e pritjes dhe të kujdesen në çerdhe”, thotë ministri Velkovski.

Krahas sigurimit të kushteve të reja hapësinore dhe rritjes së kapaciteteve në kopshte, ai tha se një problem kyç që duhet zgjidhur urgjentisht është pajisja me licenca për personat që presin prej vitesh t’i marrin ato.

Ministri teknik  Velkovski tha se tashmë janë duke punuar në përgatitjen e një analize të plotë për komunat në territorin e shtetit për të parë sfidat me të cilat ballafaqohen çerdhet.TV KOHA

Të fundit