14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vicë – Tetovë, shërbimi i terrenit i Parkut Kombëtar Mali Sharr, ka gjetur një ari të ngordhur

Sot në orët e paraditës në rrugën kryesore për në fshatin Vicë – Tetovë, shërbimi i terrenit i Parkut Kombëtar Mali Sharr, ka gjetur një ari të ngordhur (Ursus arctos), jo më i vjetër se një vit.
Institucioni ynë pas marrjes së informacionit ka kontaktuar Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë dhe gjithashtu e ka raportuar rastin në Qendrën për Menaxhim me Kriza përmes numrit evropian të emergjencës.
Sipas inspektimit, kafsha është gjetur në rrugën e asfaltuar me lëndime në trup, me çka krijohen dyshime se kafsha është goditur nga një veturë dhe pastaj është tërhequr dhe është lënë në afërsi të rrugës së asfaltuar, ndërsa autori është larguar nga vendi I ngjarjes.
Nën mbikqyrjen e inspektoratit të veterinarisë, kufoma e kafshës është vendosur në qese plastike, është mbyllur dhe dorëzuar në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë me qëllim marjen e mostrave për analiza për ndonjë sëmundje infektive dhe veprim të mëtutjeshëm.

Të fundit