28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Atmosferë festive para fitër bajramit në Tetovë, rriten çmimet

Nesër besimtarët muslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Kësisoji, besimtarët musliman pas 30 ditëve agjërimi i japin fund muajit të shenjtë të ramazanit. Ndërsa sot është ditë Arife kur besimtarët muslimanë përgatiten për festën e nesërme.Dhe si zakonisht qyteti i Tetovës sot ishte i stërmbushur me qytetarë të cilët kishin dalë për të blerë produkte ushqimore dhe veshmbathje për fëmijët për të festuar festën e fitër Bajramit. Nuk mungoi as kaosi i zakonshëm në komunikacion. Vetura të shumta, pak vende parkimi, vetura të parkuara vend e pa vend, gjithsecili tentonte të kryejë punë sa më parë dhe të largohet. Nga ana tjetër, gjithandej në pjesët krysore të qytetit të Tetovës vërehej atmosferë festive, qytetarë që blejnë gjësendet e nevojshme dhe shitës të kënaqur. Kjo sidomos pasi që dita e nesërme njihet edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme. Gjatë ditës së sotme anketuam disa qytetarë që kishin dalë në qytet për tu furnizuar me produkte ushqimore.Ata thonë se çmimet janë shumë të larta, ndërsa thonë se pikërisht para festës së Bajramit tregtarët shtrenjtojnë më shumë çmimet e produkteve që janë të nevojshme për Bjaram.Anketa Pas 30 ditësh agjerim në muajin e Ramazanit, besimtarët muslimanë shënojë festën e Fitër Bajramit dite duke vizituar familjarë. Gjatë ditës së sotme poashtu duhet të paguhen fitrat, zeqati dhe të jepet sadaka.Ndryshe, namazi i sabahut nesër do të falet në ora 5, kurse namazi i Fitër Bajramit në ora 6:43. Dita e parë e Fitër Bajramit, pra 10 prilli është është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.TV KOHA

Të fundit