28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Festa e Bajramit, Shoqata Drita ndihmon familjet në nevojë

Shoqata Humanitare “Drita” nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg me rastin e Fitër Bajramit, ka ndarë pako për familjet skamnore dhe ata që janë në nevojë. Ky aksion humanitar tashmë ndër vite organizohet me moton Sofra e Bajramit, ka për qëllim të ndihmojë nevojtarët në këto ditë feste, të cilët nuk kanë mundësi vet të sigurojnë ushqimin për mëngjesin e bajramit. Me këtë rast para selisë së Shoqatës Humanitare “Drita” nga Tetova janë ndarë 218 pako ushqimore, në kuadër të aksionit humanitar Sofra e Bajramit. Ndërsa në shkollës fillore të fshatit Grupçin Pashko Vasa, janë ndarë 150 pako për nxënësit me rastin e festës së Fitër Bajramit.Në ndërkohë, në Tetovë janë ndarë 50 pako për nxënësit e shkollave fillore.Abdylmexhit SaliuNdryshe, Shoqata Humanitare “Drita” nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg edhe gjatë muajit të Ramazanit organizoi tradicionalisht aksionin humanitar Sofra e Ramazanit, ku gjithsej janë ndarë 240 pako në Tetovë dhe fshatra të Malësisë së Tetovës, 55 pako në Manastir dhe 50 pako në Jabollçisht të Velesit.TV KOHA

Të fundit