Të tjera lajme

(VIDEO) Bankat në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dokumentet në gjuhën shqipe! Abdullahi: Të ndalet diskriminimi ndaj shqiptarëve

Shoqata Më mirë për Tetovën akuzon bankat komerciale se nuk po e zbatojnë
ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, gjegjësisht, nuk komunikojnë në gjuhën
shqipe me klientët e tyre. Sipas Elmedina Abdullait bankat po i diskriminojnë
qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Shumë banka në të cilat Shoqata më
mirë për Tetovën ka dërguar kërkesë për hapjen e xhirollogarisë, kanë marr
përgjigje negative për shkak se kërkesa ka qenë në gjuhën shqipe e jo në gjuhën
maqedonase.
Elmedina Abdullai – Më mirë për Tetovën i bëri thirrje kryeministrit Talat Xhaferi që të kujdeset për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, si dhe të angazhohet kundër diskriminimit të shqiptarëve.
Pavarësisht se në zonën e Pollogut këto banka kanë klientelë shumicë shqiptare,
punëtorë shqiptarë, përsëri gjuha shqipe është e papranueshme për ta.TV KOHA

Të fundit