12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Kovaçevski u kërkoi falje mediave për deklaratën e një dite më parë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shoqata e Gazetarëve e kanë dënuar ashpër deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me të cilën ai akuzoi mediat se kanë “shitur veten” dhe se janë vënë në shërbim të një partie politike. Por, Kovaçevski ka thënë se deklarata e tij ka pasur të bëjë me periudhën deri në vitin 2016 dhe kërkon falje deri te gazetarët. “I pranoj të gjitha reagimet edhe nga Shoqata e Gazetarëve edhe nga institucionet tjera. Edhe në vet ngjarjen kam thënë se jam i gatshëm të kërkoj falje. Kërkoj falje edhe sot. Sinqerisht kërkoj falje, kam pasur bisedë të gjatë edhe me kryetarin e ShGM-së disa herë, sepse ai është dëshmitari më i mirë se çfarë ka ndodhur deri në vitin 2016.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.Nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thonë se politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat. “Etiketimi i medias, veçanërisht në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias.”, thonë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, duke u bërë thirrje politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i gjuhës që diskrediton median. TV KOHA

Të fundit