20/05/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(Video) Bebe Rexha goditet me celular në fytyrë gjatë koncertit në Nju Jork

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork.

Teksa performonte në skenën e tejmbushur pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.

Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën, ndërsa qarkulloi më pas edhe një video e Bebes duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë.

“Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë. Ne të gjithë po kalonim mirë dhe Bebe po ashtu. Kush do ta bënte diçka të tillë??? Shpresojmë të jesh mirë Bebe Rexha”, shkruhet në videon e postuar në Twitter.

Ndërkohë, nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca e goditi me një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.

Sakaq, një numër i lartë i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj këngëtares.

“Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe më pa probleme në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush me të vërtetë duhet ta lini të qetë”, shkroi një fans.

Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life.

Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur mllefin pas sulmit e pakuptimtë ndaj yllit të popit.

 

Të fundit