Është prezantuar fillimi i partneritetit publik të komunës së Tetovës dhe Kompanisë Saubermaher.Ky bashkëpunim që është është nënshkruar vitin e kaluar pritet që të përmirësojnë gjendjen me grumbullimin e mbeturinave në territorin e komunës së Tetovës.Kompania Saubermaher pritet që të menaxhojë me mbeturinat në Tetovë, ndërsa drejtues të saj gjatë promovimit në Tetovës theksuan se ata vet nuk mund të përmirësojnë gjendjen me mbeturinat nëse nuk kanë ndihmën e qytetarëve sidomos në aspektin e rritjes së përqindjes së pagesave të faturave për mbeturina.“Kemi shumë aktivitetet të planifikuara si ngritja e qendrës së grumbullimit të mbetjeve për qytetarët, ngritja e pikave të grumbullimit të mbetjeve, një plan veprimi kundër pikave kritike të mbeturinave, ndërgjegjshëm për hedhjen e duhur të mbetjeve në kontajnerë nëpërmjet fushatave informuese e kështu me rradhë. Kjo është e rëndësishme për ta sjellë Maqedoninë e Veriut me standarde mjedisore evropiane për të ofruar kilientëve tanë këshillat dhe shërbimet më të mira të mundshme”, tha Hahs Roth, drejtor I kompanisë Suabermaher.
Kryetari i komunës së Tetovës Bilal Kasami në prezantimin e sotëm të një pjesë të makinerisë dhe kontajnierëve, theksoi se me këtë partneritet me këtë kompani do të ketë menaxhim efikas të mbeturinave.
Në fazën e dytë pritet që të zbatohet edhe projekti pilot për grumbullimin e ndarë të mbetjeve organike si dhe reciklimin e tyre. Sipas informacioneve kjo kompani tashmë përkujdeset për 20 pastërtinë në 20 qytete të ndryshme të Evropës Qendrore. Gjatë prezantimit të sotëm është premtuar se për një kohë të shkrutë do të fillojnë të shihen rezultatet e këtij bashkëpunimi.TV KOHA