Të tjera lajme

(VIDEO) Mungesa e dokumenteve të udhëtimit shkaktoi kaos në shtet

!Nga e marta nuk do të mund të udhëtohet më me pasaportat e vjetra. MPB apelon qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi që të mos tentojnë fare të kalojnë kurin. Kartat e vjetra të identitetit dhe lejet e qarkullimit mund të përdoren vetëm brenda territorit të Maqedonisë. Ministria e Brendshme thotë se policët kufitarë do t’i lejojnë qytetarët të kalojnë në vendkalimet drejt vendeve ku mund të futen me letërnjo#im, por policia e atij vendi do të vendosë nëse do ta vazhdoni udhëtimin me dokument me emër të vjetër kushtetues. “Për dalje nga shteti në vendet me të cilat kemi marrëveshje dypalëshe për udhëtim me letërnjotiim, qytetarët nuk do të kthehen nga policët tanë kufitar nëse kanë letërnjoftim me emrin Republika e Maqedonisë, por nuk mund të garantojmë se do të pranohen nga shtetet fqinje. E njëjta gjë vlen edhe për lejet e qarkullimit. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem dokumentet e udhëtimit të shtetit tjetër. Çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që vjen në vendkalimin kufitar për të hyrë në vendin tonë, do të pranohet pa marrë parasysh dokumentin e udhëtimit me të cilin vjen” njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.Nga ana tjetër agjencionet turistike thonë se mungesa e dokumenteve të udhëtimit ka shkaktuar kaos tek qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë. Bujamin Durmishi nga agjencioni Euro Turist thotë se mungesa e pasaportave ka bërë që shumë qytetarë të mos mund të udhëtojnë së fundmi duke ndikuar negativisht edhe tek puna e agjencioneve turistike.

Bujamin Durmishi – EuroTurist  Durmishi thotë se të shpeshta ka qenë thirrjet e mërgimtarëve në agjencion të cilët janë kanë kërkuar informacione dhe instruksione se si të kthehen nga shtetet e mërgimit në vendlindje. Deklaratë: Bujamin Durmishi – EuroTuristPërveç dokumenteve personale, targat e automjeteve duhet të kenë një afishe NMK. Qytetarët do të duhet t’i çojnë makinat dhe mjetet e tyre në stacionet e kontrollit teknik dhe të plotësojnë një aplikim atje dhe më pas punonjësit t’i ngjitin një afishe. Disa stacione kanë afishet, e disa i kanë pritur që nga e premtja. Afishet NMK tashmë kanë mbërritur në Tetovë dhe qytetarët do të mund t’i marrin nga nesër.TV KOHA

Të fundit