13/05/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta: Deputetët nesër ta miratojnë Ligjin për lojërat e fatit

Edhe pse ligji për lojrat e fatit nuk I plotëson kërkesat e lëvizjes Anti-Bixhoz, megjithatë kjo e fundit kërkon që ashtu siç është propozuar nga qeveria të votohet nga deputetët e kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe të mos zhagitet.Kështu tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti Bixhoz duke kërkuar që propozim ligji për lojrat e fatit të përkrahet nga të gjitha partitë.Ky liogj është mbajtur gati se katër vite në sirtarët e komisionit për financa dhe buxhet, kurse më në fund qeveria u detyrua që këtë ligj ta propozojë me flamurin evropian.Qëllimi final sipas lëvizjes Anti Bixhoz është që të mbyllen të gjithë lojrat e fatit. “Është një nismë ku do të fillon me një distancë prej 500 metrave nga shkollat fillore dhe të mesme dhe në fund do të mbaron me mbylljen e të gjitha objekteve të lojrave të fatit.Pasi që është një nismë që të ketë një ligj deri diku të mirëfilltë, ne kërkojmë që deputetët mos ngurrojnë të votojnë, sidomos në këtë drejtim kërkojmë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, që të mos e pengojnë sepse kanë bërë opstruksione që nga fillimi për këtë ligj”, tha Emërllahu.Masa radikale kanë paralajmëruar nga kjo lëvizje nëse nuk ka vullnet që ky ligj të votohet në kuvend.Nga kjo lëvizje paralajmërojnë se do të bllokojnë edhe mbajtjen e zgjedhjeve.“Ne do të detyrohemi të dalim në protesta, do të bllokojmë shtetin, do të bllokojmë edhe vendvotimet që të mos mund të mbahen zgjedhjet në mënyrë të rregullt.ne si qytetarë sidomos si Lëvizje Anti-Bixhoz, bëjmë thirrje që të votohet ky ligj sepse do të ketë revoltë të madhe dhe të shmangen incidentet e mundshme”, deklaroi Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti Bixhoz.Ai tha se kanë garanca nga deputetet se ky ligj do të votohet edhe pse kërkesa jonë finale është deri tek mbyllja e lojrave të fatit, ndërsa ligji që propozohet është vetëm një fillim.Ndryshe, disa herë është protestuar në Tetovë dhe disa qytete tjera që kuvendi sa më parë të votojë këtë ligj.Kërkesa fillimisht ishte që objektet e lojrave të fatit të jetë 3 kilometra nga institucionet arsimore dhe edukative. Por, në fund është propzuar që largësia e këtyre objekteve të jetë 500 metra. Nga ana tjetër, disa herë asociacioni I puntorëve të lojrave të fatit ka thënë se me këtë ligj shumë puntorë do të ngelin në rrugë dhe janë kategorik kundër këtij ligji.

TV KOHA

Të fundit