28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Shkëndija katër ndeshje pa humbje

Ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalia Ekipi i Shkëndijës e mbylli me fitore me rezultat 1:0, duke shtuar tjetër takim pa gol të pranuar në fazën përgatitore. Trajneri Beqiri vazhdon të kombinojë formacionin, duke kërkuar 11-shen ideale, paralel me dhënien e mundësisë për lojë bashkarisht të më shumë lojtarëve. Kështu komplet i lirë u la portieri Taleski, derisa ndeshjen e nisi me Astrit Amzain në portë. Qendra e mbrotjes ishte kombinim i Cakes me Meliqin, derisa krahët e mbrojtjes ishin për Kocevin e Velijan. Qaka, Totre e Krasniqi mbuluan mesfushën, derisa në sulm u rreshtuan Shala, Çinari e Aganspahiç. Kapiteni i Shkëndijës, Ennur Totre ka vlerësuar me nota pozitive fazën përgatitore të skuadrës, derisa nuk fsheh kënaqësinë që përkrah lodhjes evidente si pasojë e stërvitjeve intensive me ngarkesa maksimale, skuadra vazhdon të paraqitet në lartësinë e duhur në ndeshjet kontrolluese.

Shkëndija në testin e fundit fitoi 1:0 Liepājan e Letonisë me golin e Websterit, duke çuar në 4 numrin e fitoreve pa gol të pranuar në po aq ndeshje të fazës përgatitore. Paraprakisht ka mundur Skopjen (6:0) në Tetovë dhe Dinamo Batumin (2:0) e Varta Poznan (1:0) në Antalia. TV KOHA

Të fundit