19/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

VIDEO: Një sirian plagosi me thikë disa fëmijë tre vjeçarë në Francë, video tregon sulmuesin duke ikur nëpër park

Katër fëmijë të vegjël dhe një i rritur u plagosën në një sulm me thikë në një park në qytetin Annecy të Alpeve franceze, tha policia franceze, pasi fillimisht raportoi se tetë fëmijë ishin plagosur. Jeta e tre viktimave është në rrezik,  sipas agjencisë britanike Reuters, bëhet fjalë për tre fëmijë, dhe sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, dy fëmijë dhe një i rritur.

Fëmijët janë rreth tre vjeç, tha policia.

Një video u shfaq në rrjetet sociale që dyshohet se tregon sulmuesin duke ikur nëpër park.

Policia tha se i dyshuari Abdalmasih H. (32) është refugjat sirian i cili ka hyrë legalisht në Francë. Ai ka aplikuar për azil më 28 nëntor 2022.

Rrethanat e sakta të sulmit janë ende të paqarta. Forcat e sigurisë u dërguan shpejt në vendngjarje, tha Darmanin.

Të fundit