Mijëra njerëz janë evakuuar pasi vullkani Mayon në Filipine filloi të nxjerrë hi dhe gazra helmues. Sizmologët thanë se në 24 orët e fundit është regjistruar të paktën një tërmet për shkak të aktivitetit të vullkanit.
Mbrojtja Civile e Filipineve tha se më shumë se 12,800 njerëz, kryesisht fshatarë nga baza e vullkanit, ishin zhvendosur në qendrat e akomodimit. Mayon është rreth 330 kilometra në juglindje të Manilës dhe konsiderohet si një nga vullkanet më aktivë në Filipine. Tërmetet dhe aktiviteti vullkanik janë të zakonshme në Filipine, e cila ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike.







