08/09/2024
26 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Për 70 ditë, 623 dënime për parkim të paligjshëm

Në dy muaj e gjysmë që kaluan të këtij viti, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës ka shqiptuar gjithsej 623 masa për parkim të paligjshëm, përkatësisht të gabuar, kryesisht në zonën qendrore të Tetovës, por edhe në vende të tjera në qytet. Ndryshe, në koordinim me anë të “shërbimit komunal” të Tetovës, gjatë kësaj periudhe janë marrë 56 automjete, kryesisht ato mjete që kanë penguar lëvizjen normale dhe të qetë të përdoruesve të tjerë të rrugës. Pjesa më e madhe e tyre ishin të parkuara në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në zona kryqëzimi, në trotuare, në gjelbërim apo në vende të tjera të ndaluara. SPB Tetovë – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në ditët në vijim, veçanërisht në orët e pasdites, do të intensifikojë aktivitetet e kontrollit rreth parkingjeve, me qëllim të parandalimit të bllokimeve të mëdha të trafikut, para së gjithash në rrugët më të frekuentuara si rruga “Ilinden”, “Iliria”, “Bllagoja Toska”, “Vidoja Smilevski-Bato e të tjera.

Të fundit