07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Për vendosjen e busteve nuk është kërkuar leje nga komuna e Tetovës

Për vendosjen e busteve të heronjve maqedonas Gjoce Stojçevsku dhe Todor Cipovski në hapësirën e muzeut memorial të Partisë Komuniste në Tetovë, në lagjen Dy Pishat në Tetovë, nuk është kërkuar leje nga komuna. Kush dhe si i ka vendosur për këtë kompetente nuk është komuna. Lajmet se komuna është e involvuar janë shpekullime, tha
zëdhënësja e komunës së Tetovës Besarta Ramadani.
Bustet që ishin larguar në vitin 2007 nga Sheshi i Tetovës, nga kompania që kryente punimet, janë dorëzuar në Muzeun e Tetovës. Gjatë tërë kohës ata janë ruajtur nga muzeu dhe ditëve të fundit, pa shumë bujë në opinion janë vendosur në hapësirën e muzeut memorial të Partisë Komuniste në Tetovë.Vendosja e busteve është bërë me iniciativë të
Lidhjes së Luftarëve të Luftës Nacionalçlirimtare në bashkëpunim me Institucionin Nacional Muzeu i Rajonit të Tetovës, i cili menaxhon edhe me Muzeun Përkujtimor.TV KOHA

Të fundit