20/05/2024
14.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)Ali Ahmeti dhe Zejd Rexhepi nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nisi sot zyrtarizimin e Frontit Europian. Këtë front
Ahmeti e nisi me nënshkrimin e marrëveshjes me Lëvizjen Populli të udhëhequr
nga Skender Rexhepi. Pas firmosjes së marrëveshjes Ahmeti tha se ky front ishte i
domosdoshëm. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të nënshkruhet marrëveshje
edhe me partitë tjera politike me të cilat janë duke vazhduar negociatat për t’ju
bashkangjitur këtij fronti.“Gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm. Pse në vitin 2024 duhet ndërtuar këtë front. Sepse janë kohë që pikërisht e kërkojnë tani këtë unifikim, këtë bashkimit të shqiptarëve të RMV-së, sepse gjërat në politikat globale po shkojnë keq. Nuk kemi gjë kundër partive politike, rrofshin e qofshim, por nuk kanë kapacitet të përballen me këto gjëra që po ndodhin tek ne dhe rreth nesh, andaj ky unifikim është i domosdoshëm, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga turqit, boshnjakët e romët… Të forcojmë radhët, nga sot e tutje jemi një trup BDI e Lëvizja Populli, ti jetësojmë dhe ti forcojmë pozicionet tona, të mos biem në grackë e në propagandë të partive, partiçkave por të shikojmë misioni historik”, tha Ahmeti.
Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Populli Skender Rexhepi ditën e sotme, gjegjësisht nënshkrimin e marrëveshjes me BDI-në e cilësoi si ditë historike.
“Sot është një ditë historike, sot hapet një kapitull i ri i quajtur “Fronti Europian”, ky front do të jetë bartës i ndryshimeve. Ky front do të jetë një sihariç i mirë sepse shoqëria jonë do të jetë në një rrugëtim të mirë evropian. Ky front është një nisëm që do të ecë me këmbë të mbarë dhe do të dëshmoje se ne synimet i kemi punë dhe vetëm punë…Ndryshimin e bëjnë ata që dinë të rreshtohen në vendin e duhur në kohën e duhur dhe me programin e duhur zgjedhor…Fronti Europian do ta sjell një mrekulli të mirë për të gjithë qytetarët e RMV. Fronti do të dëshmojë se kemi kapacitet të mirë jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për shumë më shumë. Ftoj edhe subjektet tjera që të na bashkëngjiten, të na bashkëngjitet edhe sektori Civil”, tha Rexhepi Ahmeti tha se është duke u biseduar edhe me partitë tjera edhe me aleancën e Ziadin Selës  me Menduh Thaçin dhe Arjanit Hoxha, me partinë e turqve, romët dhe me boshnjakët.TV KOHA

Të fundit