16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

( VIDEO) Rruga tek kazerma në gjendje të mjerueshme

Banorët që jetojnë në lagjen Drenovec, tek kazerma vazhdojnë të kenë probleme të theksuara me infrastrukturën rrugore.Një rrugë që gati se dhjetë vite po premtohet dhe nuk realizohet, po u shkakton shumë telashe këtyre banorëve. Kjo rrugë vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme edhe pas shumë premtimeve të dhëna publike nga të gjitha strukturat udhëheqëse të komunës së Tetovës.Pothuajse në çdo stinë të vitit kjo rrugë është e pakalueshme për shkak të baltës dhe mos rregullimit të së njejtës.Banorët ankohen se edhe pse ka patur premtime publike lidhur me këtë rrugë megjithatë e njejta nuk është duke u ndërtuar. Problem në vete është se vetëm disa prona janë shpronësuar kurse disa ende nuk janë shpronësuar.Sipas informacioneve të komunës së Tetovës, në atë pjesë ku është bërë shpronësimi, rruga do të jetë me dy korsi, kurse në atë pjesë ku nuk është bërë shpronësimi, rruga do të jetë me një korsi.Problem në vete është se krahas rrugës që është vështirë e kalueshme me automjete, në këtë lagje mungon edhe ndriçimi publik. Banorët janë të detyruar që të shkojnë vet ti marrin fëmijët nga shkolla me qëllim që të mos lëndohen por edhe mos jenë cak i sulmeve nga qent endacak.Nga komuna e Tetovës thonë se edhe kjo rrugë do të ketë ndriçim publik, sikurse të gjitha rrugët tjera që janë rregulluar deri më tani.
Përndryshe, bëhet fjalë për një lagje kryesisht të re, e cila është mbipopulluar pas viteve të 90-ta dhe që atëherë e këndej kjo rrugë nuk është rregulluar asnjëherë dhe gjithnjë banorët kalojnë nëpër rrugë me baltë dhe pluhur. Në vitin 2019 kishte përfunduar asfaltimi i rrugës nga kazerma e deri tek stadiumi i qytetit në Tetovë, apo rrethrrotullimi që lidhet me rrugën Tetovë-Jazhincë por kjo rrugë mbeti e paasfaltuarTV KOHA

Të fundit