27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Pragu për kandidatët e pavarur i papranueshëm për nismat qytetare

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar ndaj partive politike që me procedurë të përshpejtuar kanë sjellur kodin zgjedhor i cili pengon pjesëmarrjen e listave qytetare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Sipas kësaj nisme, këta ndryshime ligjore e risin pragun për mbledhje të nënshkrimeve për listat e pavarura qytetarë, dhe e vështirësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.“Partitë politike thirren në rekomandimet e OSBE/ODIHR për demokratizim dhe barabarësi në zgjedhje, ndërsa me këto ndryshime bëhet e kundërta.iniciativat qytetare diskriminohen në dobi të partive politike. Këto ndryshime ligjore janë propozuar nga VMRO, LSDM, BDI Arbër Ademi dhe ASH Adnan Neziri. Propozimi i tyre heshturazi është miratuar edhe nga partitë opozitare. Ky veprim i përbashkët i partive politike nxjerr në sipërfaqe lojën e dyfishtë të partive politike kinse janë armiq të përbetuar para publikut, por gjithmonë gjejnë mënyrën për të bashkëvepruar kur cënohet terreni i tyre” reaguan nga Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”.Më tej ata theksojnë se për frontin e ashtuquajtur evropian të kryesuar nga BDI është e kuptueshme një qëndrim kaq armiqësor ndaj iniciativave qytetare, pasi për dallim nga kuazi-opozita, vetëm aktivistët qytetarë kanë qenë ata të cilët kanë rezistuar bindshëm kundër politikave të demshme të BDI-së. Hipokrizia më e madhe është se këto ndryshime ne ligj janë mbështetur edhe nga 2 deputetë të koalicionit VLEN, deputeti Kastriot Rexhepi dhe deputetja Safije Sadiki Shaini. Pyesim deputët e lartpërmendur a i kanë lexuar ndryshimet në ligj dhe a mund t’i sqarojnë opinionit pse kanë votuar këto ndryshime diskriminuese ndaj iniciativave qytetare?Pyesim kryetarët e partive politike të deputetëve opozitar që votuan pro, Izet Mexhiti LD dhe Afrim Gashi AAA, a kanë pasur koordinim paraprak me partitë në pozitë për këtë qëndrim diskriminues ndaj iniciativave qytetare.Pyesim koalicionin VLEN se cfar qëndrimi kanë ndaj iniciativave qytetarë. A i shohin ata si armiq, ashtu sikur BDI.Ndryshimet e reja ligjore i detyrojnë iniciativat qytetare në qytetet e mëdha si Tetova, të mbledhin 850 nënshkrime, që është gati se e barabartë me numrin e nënshkrimeve për formim të një subjekti politik, për të cilën nevojiten 1000 nënshkrime. Ky kushtëzim është i papranueshëm, skajshmërisht diskriminues dhe veprim anti evropian, prandaj urgjentisht kërkojmë ndryshime ligjore” theksuan më tej nga Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”.Ata kanë kërkuar që për kandidatët e pavarur më së shumti te kët 50 nënshkrime , të lejohet mbledhja e nënshkrimeve në teren dhe jashtë zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor, të zgjatet periudha e nënshkrimeve në 30 ditë,të lejohet emri i listës së pavarur në fletën e votimit, të lejohet qasja e të pavarurve në listën zgjedhore.”Ndryshimet e reja ligjore e zvogëlojnë hapsirën e veprimit të iniciativave të pavarura qytetare, dhe i detyrojnë ata që të organizohen në formë të partive politike. Izolimi i iniciativave të pavarura qytetare nga aktiviteti politik është vepër anti-demokratike dhe diskriminuese” reaguan nga Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”. TV KOHA

Të fundit