Të tjera lajme

(VIDEO) Zjarr në fshatin Zhelinë-Tymi mbulon gjithë Tetovën,policia kërkon autorët

Një zjarr I madh është përhapur në fshatin Zhelinë, si pasojë e djegies së gomave. Sasia e
madhe e djegies ka bërë që tymi të vërehet pothuajse në tërë rajonin e Tetovës, ndërsa
evidente është se nga kjo djegie dukshëm ndotet edhe ambient. Rastin e ka kon#rmuar
edhe policia e Tetovës prej nga thonë se në ora 12:20 në Sektorin për Punë të
Brendshme në Tetovë është raportuar se një sasi e madhe e gomave të vjetra janë
djegur në një sipërfaqe të hapur pranë një fabrike në Zhelinë të Tetovës. Menjëherë pas
raportimit, në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga njësitet policore Grupçin, si
dhe ekipe të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes-Tetovë, të cilët intensivisht janë angazhuar
për lokalizimin e zjarrit. Pronari i kësaj pike grumbullimi të gomave Jusuf Aliu, tha se
zjarri ka ardhur si pasojë e njerëzve të papërgjegjshëm të cilët i kanë ndezur arrat për t’i
pastruar ndërsa pastaj ai zjarr i ka kapluar edhe gomat që gjendeshin në parcelën e tij.
deklaroi Jusuf Aliu – Pronar
Komandanti i Njësitit territorial kundër zjarrit Avni Ameti thotë se zjarri është lokalizuar
tashmë me ndihmën edhe të kompanive private ndërsa shton se zjarri ka ardhur si
pasojë e pakujdesisë së bujqëve që kanë tentuar të pastrojnë arrat e tyre.
Nga policia e Tetovës njoftojnë se po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe se
ndotja e ambientit jetësorë është vepër penale e dënuar me ligj.
“Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit – kush dhe pse i
ka djegur gomat, që paraqet vepër penale ,,Ndotje e ambientit jetësor dhe natyrës” e
dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal”, thonë nga policia e Tetovës.
Ka reaguar edhe lëvizja Eco Guerilla, të cilët thonë se urgjentisht duhet të gjinden dhe të
dalin para drejtësisë autorët e kësaj vepre.
“Helmohet ambienti. Kërkojmë urgjentisht që policia të gjej autorët e kësaj vepre
penale dhe të dënohen maksimalisht. Aktivizimi i ligjit për EKOCID është e vetmja
mënyrë për t’i parandaluar këto krime që po na ndodhin” thonë nga Eko Guerilla.
Qendra për Menaxhimin e Krizave njo3on se nuk ka rrezik që zjarri të përfshijë objektet
fqinje.TV KOHA

Të fundit