01/05/2024
13.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)Shoqata Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg ndanë 55 pako ushqimore në Manastir

Shoqata Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg, ka vazhduar me aksionin humanitar për familjet në nevojë. Ky aksion organizohet tradicionalisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për t`iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. Kësaj rradhe, ndihma në pako me ushqime janë ndarë në rajonin e qytetit të Manastirit. Me këtë rast janë ndarë 55 pako ushqimore për familjet në nevojë nga ky rajon.

Aksioni humanitar i Shoqatës Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg më tej ka vazhduar edhe në fshatin Jabollçisht të Velesit. Tashmë, kjo shoqatë më shumë se 10 vite me rradhë përkujdeset për këta familje duke u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky aktivitet organizohet çdo vit nga ana e Shoqatës Drita nga Tetova në bashkëpunim me forumin rinor në Hamburg, kurse poashtu sikurse gjatë tërë këtyre dhjetë viteve edhe këtë vit do të ketë ndihma për skamnorët gjatë festës së Fitër Bajramit. TV KOHA

Të fundit