03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)Tetovë, rradhë të gjata për ndrrimin e dokumenteve

Në moment të fundit Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se lejet e vozitjes, nga 13 shkurti do të jenë të pa vlefshme edhe për përdorim të brendshëm. Kjo ka bërë që ata qytetarë që nuk kanë bërë ndërrimin e dokumenteve të drejtohen tek punktet duke krijuar rradhë të gjata. Situata më rëndë është për lejet e vozitjes ndërsa rradhë të gjata kishte edhe në Tetovë. Nga ana tjetër qytetaret shprehen të revoltuar. Thonë se duhet të gjejnë alternativa të tjera për të kryer punët e përditshme.Kishte edhe prej tyre që kanë kryer punë, por ka prej tyre që nuk kanë mundur të kryejnë punë.Shumë orë protje për këta pleq është një maltretim.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate mbrëmë vonë apeloi qytetarët që të mos vozisin nëse nuk kanë leje me emrin e ri të shtetit dhe se në rast të ndonjë aksidenti, pasojat e dëmit do ti mbartin vetë shoferët që kanë vozitur me leje me emrin e vjetër të shtetit. Ky njoftim vjen edhe përkundër faktit se paraprakisht gjatë gjithë kohës theksohej se lejet do të jenë vlefshme për përdorim të brendshëm. Madje pak ditë më parë, ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski këmbëngulte se qytetarët mund t’i përdorin lejet e vozitjes me emrin e vjetër të shtetit që kanë afat, brenda territorit të vendit edhe pas 13 shkurtit dhe nuk do të dënohen për këtë.TV KOHA

Të fundit