24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vitin e kaluar në RMV janë lindur më shumë meshkuj se femra, emrat më të shpeshtë Hana, Melek dhe Ajan

Jana dhe Sofija e ndajnë vendin e parë si emëra më të shpeshtë femëror, ndërsa te emrat mashkullor epërsi bindëse ka emri Lluka – 213 prindër kanë emëruar fëmijën me këtë emër, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Në vitin 2021 në mesin e emërave më të popullarizuar te foshnjet femra janë Jana, Sofija, Ana, Mila, Hana, Bisera, Melek, Alina…, ndërsa te foshnjet meshkuj emërat më të shpeshtë janë Lluka, Damjan, Mihail, Marko, Ajan, Amar, Hamza…

Si emra specifik të cilët prindërit ua kanë vendosur foshnjeve të tyre janë Anika, Inara, Asja, Bora, Dua, Oleg, Jan, Tiar dhe Art.

Sipas Entit Shtetëror të Stitistikave, vitin e kaluar janë lindur 18,648 foshnje, prej të cilave 9,531 meshkuj dhe 9,117 femra.

Sipas muajit të lindjes, siç tregon statistika, numër më i madh i foshnjeve janë lindur në korrik, 1,735.

Të fundit