29/09/2022
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vjollcë Berisha :Dedikuar rinisë sonë, sidomos atyre që po garojnë për t’u bërë politikanë të së nesërmes

Dedikuar rinisë sonë. Sidomos atyre që po garojnë për t’u bërë politikanë të së nesërmes:
Mos reshtni kurrë së protestuari; mos reshtni kurrë së mos qeni të një mendjeje, së vëni në dyshim autoritetin, shabllonet, dogmat. Nuk ka të vërtetë absolute. Mos reshtni së menduari. Jini zëra jashtë korit. Jini pesha që e pjerr rrafshin. Jini gjithnjë në mospajtim, sepse edhe të mosqenët dakord është armë. Jini gjithnjë të informuar dhe jini të hapur ndaj njohjes, sepse edhe dija është armë. Ndoshta nuk do ta ndryshoni botën. Por do të keni ndihmuar për ta pjerrë rrafshin në drejtimin tuaj dhe do ta keni bërë jetën tuaj të denjë për t’u treguar.

 

Të fundit