25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

VLEN : BDI dhe pushteti i saj shënon edhe një skandal të madh gjatë ikjes në opozitë

“Universiteti i Ramiz Merkos, i cili është në Listën e Zezë amerikane, fitoi edhe një bakshish nga ministri po ashtu i Ramizit, Jeton Shaqiri, Akreditim për Fakultet të Mjekësisë!

Ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme”, thuhet ne reagimin e VLEN.

“Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim, Ministri Jeton Shaqiri duhet të japë llogari para opinionit dhe të tregojë të gjitha arsyet pse e ka akredituar Universitetin e Merkos me Fakultetin e Mjekësisë, të dëshmojë nëse ky Universitet ka kabinete adekuate për tu studiuar lëndët e mjekësisë, por edhe kuadrin e nevojshëm akademik”, vijon reagimi i VLEN.

“Megjithatë, veprimi i këtillë i BDI-së së Ali Ahmetit dhe Ramiz Merkos, dëshmon faktin se të gjelbërit që u shndërruan në Front, janë arsyeja kryesore pse truri shqiptar braktis vendin dhe punon në Europë e gjetiu, pse në shtetin tonë intelektualët dhe profesionistët e vërtetë ikin jashtë vendit dhe shqiptarët janë përfaqësuar nga injoranca e cila po i varfëron dhe po i dëbon nga vendlindja.

Por biznesit të BDI-së dhe Ramizit, i cili ka funksionuar në stilin: merr “knishkën” e BDi-së, bli diplomë te Ramizi dhe vendin e punës e ke të sigurt, po i vjen fundi, sepse Qeveria e re do të hetojë të gjitha rastet e manipulimeve me shitjen e diplomave dhe funksionimet e Universiteteve siç është universiteti “Merko””, mbyllet reagimi i VLEN.lajmpress

Të fundit