06/05/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vlerat e bajameve/ Ndihmojnë në tretjen dhe trajtimin e problemeve me stomakut

Bajamet kanë një vlerë të rëndësishme ushqyese, kryesisht për parandalimin e sëmundjeve të rëndësishme, plakjen e parakohshme të organizmit, si dhe ruajtjen e funksionimit të shëndetshëm të sistemit kardiovaskular, gastrointestinal dhe të frymëmarrjes.

Në veçanti, bajamet janë të pasura me proteina, fibra dhe minerale. Ato përmbajnë kalcium, kalium, magnez dhe vitamina B dhe E. Ato përmbajnë edhe yndyrna të pangopura, të dobishme për zemrën, ndërsa nuk përmbajnë kolesterol.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, ato ndihmojnë në trajtimin e kapsllëkut, ndërsa përmbajtja e lartë e vajit rregullon aciditetin e lëngjeve tretëse dhe ndihmon në trajtimin e problemeve të stomakut si urthi.

Riboflavina dhe L-carnitine, të gjetura në përmbajtje të lartë në bajame, ndihmojnë në forcimin e sistemit nervor, ndërsa në të njëjtën kohë rrisin aktivitetin e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Sipas studimeve klinike, ngrënia e bajameve të paktën dy herë në javë redukton me 30% shanset për të shtuar peshë në krahasim me ata që nuk konsumojnë bajame ose i konsumojnë rrallë.

Të fundit